DeutschEnglishGjuha shqipe
Print page Drucken | @ Kontakt
Albanien
Oferte
Handel
Marina Village
Tipps für Sie
Infos
Karten
Fotos
Kontakt

Marina Village

Home > Marina Village 

Përse duhet një Swiss Marina Village në Novosele



Kërkesa

 

  • Shqipëria është një vënd i virgjër për sa i përket turizmit naval.
  • Ndërmjet Kroacisë/Malit të Zi dhe Greqisë, për një distancë për rreth 400 km nuk ka asnjë port jahtesh.
  • Bazuar në numrin e popullsisë dhe vendndodhjes së bregdetit, Shqipëria ka një potencial për rreth 50‘000 anije dhe jahte. (Mesatarja e 15 vëndeve të EU në vitin 2002 ishte 1 anije për cdo 61 banorë)
  • Rritja e kërkesës në Europë për vënde ankorimi për jahte dhe anije është gjithmonë e më e madhe (Kërkesa në zonën e mesdheut është mbi 40‘000 vënde ankorimi)

 

 

Zona perfekte

 

  • Transporti: jo shume larg prej autostradës Durrës (~100 km) - Vlorë (~20 km) – Aeroportit ndërkombëtar Rinas (~135 km)
  • Zonë e qetë dhe bukuri natyrore: Toka kufizohet në lindje dhe juglindje me një zonë të ruajtur natyrore, me detin dhe me shtratin e Vjosës së vjetër.
  • Pamja: Pamje mbi ishullin e Sazanit, kepin e Karaburunit dhe Gjirin e Dukatit- Pamje panoramike dhe qetësuese
  • Peshkim: Fshati turistik i Marinës ndodhet në gjirin e Vlorës, ujrat e të cilit janë mjaft të pasura me peshq
  • Klima: Temperatura mesatare ditore edhe në janar është afësisht 9°C. Në muajt e verës ajo është përsëri e këndëshme sepse naten ajo bie në rreth 19°C. Në vit ka rreth 79 ditë me rreshje shiu (Zyriu ka rreth 162 ditë me rreshje shiu). Temperatura e ujit të detit është që në qershor rreth  21°C, dhe në tetor ajo është ende rreth 20°C.

 

 

Aspekte ekonomike

 

  • Nuk do të ketë shkatërrim te tokave të kultivuara apo të livadheve, do të përdoret vetëm tokë stepë.
  • Hyrja në det do të përdoret vetëm për hyrjen në portin e jahteve, pjesa tjetër e bregdetit mbetet e paprekur.
  • Ka vënd më se mjaftueshëm për portin e jahteve.
  • Ndërtesat e banimit do të përdoren gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm disa muaj.
  • (S’do të ketë problem me “shtretër të ftohtë”)
  • Edhe nga pikpamja turistike, pjesa e cila do të përdoret vetëm në mënyre sezonale është  shumë rentabël. Sezoni zgjat 8-10 muaj. Turistët e jahteve shpenzojnë dyfishin e turistëve “normale”
  • (Balearen 2002: € 120.- ose. € 60.- në ditë)
  • Do të krijohen shumë vënde të reja pune josezonale.

 

 

Zbatimi

 

  • Blerja e tokës nuk është e lidhur me vështirësi, dokumentat e pronësisë janë të qarta, ka një person përgjegjës për token dhe një të prokuruar.
  • Kostot e zbatimit të projektit janë shumë më të ulta sesa do të ishin në vënde të tjera të komunitetit europian.
  • Megjithë terrenin e madh në dispozicion, afërsinë me rrugët kombëtare dhe daljen e drejtpërdrejtë në det, kostot e ndërtimit për banesat  janë shumë më ulta krahasuar me vëndet e tjera europiane.

 

Downloads